Thursday, January 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Teuta prezanton blerjen më të re, sulmuesin me origjinë nga Malësia...

MERKATO/ Teuta prezanton blerjen më të re, sulmuesin me origjinë nga Malësia e Madhe

KF Teuta njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Aristidi Kolaj, i cili nga sot do të jetë pjesë e ekipit durrsak.

Kolaj, 26 vjeç dhe me origjinë nga Bajza e Malësisë së Madhe, aktivizohet në rolin e sulmuesit të djathtë dhe mesfushorit ofensiv (numër 10).

Ai i bashkohet KF Teutës nga klubi italian AC Renate, ku u transferua në muajin janar 2025. Gjatë eksperiencës së tij me Renaten, futbollisti ka zhvilluar 30 ndeshje zyrtare, duke realizuar 3 gola dhe 2 asistime.

Në karrierën e tij, Aristidi Kolaj ka qenë pjesë e klubeve Como U19, Sassuolo, Crotone dhe Pescara, duke fituar përvojë të rëndësishme në futbollin italian. Gjithashtu, ai ka qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare U21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments