Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Teuta prezanton përforcimin më të ri, një sulmues estonez

MERKATO/ Teuta prezanton përforcimin më të ri, një sulmues estonez

Teuta prezantoi pasditen e djeshme afrimin më të fundit në skuadër. Sulmuesi 22-vjeçar Oliver Jurgens është zyrtarisht një lojtar i klubit durrsak.

“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin estonez Oliver Jurgens.

Sulmuesi 22-vjeçar vjen me një formim cilësor dhe përvojë ndërkombëtare, pasi ka qenë pjesë e akademive prestigjioze të AS Roma U17 dhe FC Inter U18/U19. Karriera e tij përfshin gjithashtu paraqitje me klubet Újpest FC në Hungari dhe Elche Ilicitano në Spanjë.

KF Teuta i uron Oliverit mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën blu!”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments