Robert Levandovski nuk e fsheh dëshirën për të luajtur te Real Madrid. Sulmuesi polak beson se cikli i tij te Bajern ka përfunduar dhe për këtë gjë ka vënë në dijeni dhe drejtuesit e klubit.

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “Marca”, edhe te Real Madridi janë në dijeni të dëshirës së lojtarit për të luajtur në Santiago Bernabeu, por problemi qëndron se tani për tani klubi bavarez e refuzon që të negociojë për transferimin e lojtarit.

Shanset që Levadovski të luajë për Real Madrid janë të ulëta, por nuk janë zero. Kjo varet edhe sa do ti bindë lojtari polak drejtuesit e tij pasi presidenti është shprehur se nuk mban lojtarë kundër vullnetit të tyre.

Nëse dëshira e polakut është që të largohet atëherë mund të rishikohet negocimi me drejtuesit madrilenë apo edhe me klubet e tjera të interesuara për sulmuesin.

Tani që Kristiano Ronaldo është larguar për te Juventusi, shumë lojtarë i janë vetëofruar klubit madrilen me anë të agjentëve të tyre përfshirë këtu dhe Levandovskin. /Vipsport/