Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMerr fund pritja, ja kur inagurohet stadiumi i KUKËSIT

Merr fund pritja, ja kur inagurohet stadiumi i KUKËSIT

Merr fund pritja për Kukësin, stadiumi i ri do të inagurohet në ndeshjen e radhës ndaj Laçit. Verilindorët do të luajnë sot javën e 29-të të Superligës ndaj Kastriotit në transfertë, ndërsa javën e ardhshme më 23 prill do të përballen me Laçin.

Supersport bën me dije se tani gjithçka është gati dhe ekspertët e fushës ka dhënë dritën jeshile për të luajtur ndeshjen e parë zyrtare.

Pas më shumë se 3 vitesh jashtë Kukësit, skuadra e drejtuar këtë sezon nga Diego Longo do të rikthehet më në fund në shtëpi.

Inagurimi i “Kukësi Arena”, ishte shtyrë disa herë për shkak se fusha nuk ishte gati, por tashmë çdo gjë ka përfunduar dhe ndaj Laçit do të luhet ndeshja e parë në stadiumin e ri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments