Kishte kohe qe dilte ne media dhe prononcohet se ishte gati per te drejtuar çdo ekip, por kuptohet qe preferencat e tij ishin Vllaznia, Tirana dhe Elbasani, por Klodian Duro se fundi eshte zyrtarizuar si trajner ne Kosove.
Ish- lojtari i kombetares është emëruar trajner te Liria e Prizrenit. Rikthim i bujshëm për ish-lojtarin e Kombëtares, që eksperiencën e fundit e kishte me Gjilanin në vitin 2023.
Liria ka objektiv të madh për edicionin e ardhshëm. Klubi ka si synim të vetëm të rikthehet në elitën e futbollit kosovar.
Njoftimi i Lirisë:
“Klodian Duro, mirësevjen te FC Liria. Një emër me peshë në futbollin shqiptar vjen në stolin tonë! Klodian Duro – ish-mesfushori legjendar i Kombëtares Shqiptare, me një karrierë të pasur si lojtar në Shqipëri, Turqi, Gjermani, Qipro, Austri – tani sjell përvojën e tij si trajner në Prizren. Pas eksperiencave si trajner te Kukësi, Feronikeli dhe Gjilani, Duro vjen te FC Liria me vizionin për ta ngritur skuadrën aty ku e meriton”.