Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMerr fund “telenovela” Rexhinaldo, sulmuesi firmos me një tjetër skuadër në Shqipëri

Merr fund “telenovela” Rexhinaldo, sulmuesi firmos me një tjetër skuadër në Shqipëri

Merr fund “telenovela” Rexhinaldo. Sulmuesi nga Mozambiku ka firmosur para pak minutash me Kukësin e Armando Cungut.

“Panorama Sport” mëson se Rexhinaldo do të regjistrohet nga drejtuesit verilindorë dhe do të jetë i gatshëm në turin e dytë të Chamionsit ndaj Karabakut të Ansi Agollit.

Rreth 6 mijë euro në muaj me gjithë bonuse do përfitojë sulmuesi nga kontrata njëvjeçare me Kukësin.

Sulmuesi nga Mozambiku luan që prej dy vitesh në Shqipëri sezonin e parë me Luftëtarin e të dytin në radhët e Laçit.

Me kurbinasit 28-vjeçari arriti kulmin e tij ku shënoi plot 18 gola në 31 takime, e 3 gola në 5 ndeshje në Kupën e Shqipërisë.

Me afrimin e Rexhinaldos, sulmi i Kukësit duket i plotësuar, pasi trajneri Cungu do të ketë në dispozicion 3 futbollistë, Sebino Plakut, boshnjakun Haris Harba dhe Rexhinaldon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments