Abissnet Superiore luan sot në orën 17:15 javën e 34 të futbollit shqiptar. Të pesta ndeshjet do luhen njëherazi dhe dy prej më të rëndësishmeve janë mes Egnatia – Partizani dhe Tirana – Vllaznia.

Partizani luan në transfertën e Rrogozhinës dhe i ka shumë të nevojshme pikët pas humbjes në derbi, nëse kërkon të vazhdojë objektivin Europë. Të kuqtë ndodhen në vend të katërt, me pikë të barabarta me Vllazninën e vendit të tretë. Në anën tjetër Egnatia që mban vendin e tetë që të çon në “play out”, do mundohet të përfitojë pikë të rëndësishme për të tentuar shpëtimin.

FORMACIONET E MUNDSHME TË EGNATIA – PARTIZANI:

EGNATIA: Puja; Ymeraliaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça; Agnekpornu, Duranski; Ademi, Imeri, Jakson; Pedro

PARTIZANI: Hoxha; A. Marku, Bitri, Belica, Hadroj; Rrapaj, Matondo, Mala; Junior, Skuka, Cara

Tjetër ndeshje e rëndësishme luhet sot. Tirana pret Vllazninë në “Selman Stërmasi”. Bardheblutë tashmë kampion luajnë të qetë në tre ndeshjet e mbetura, ndërsa shkodranëve do u bënin shumë punë pikët për të siguruar kalimin në Europë prej kampionatit. Kështu do luanin finale të qetë ndaj Laçit në Kupën e Shqipërisë.

FORMACIONET E MUNDSHME TË TIRANA – VLLAZNIA:

TIRANA: Bekaj; Toli, Behiratche; Zhivanaj, Përgjoni; Najdovski, Totre, Hoti, Ismajlgeci, Seferi, Xhixha

VLLAZNIA: Zogivc; Gurishta, Adili, Bulatovic, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Da Silva; Latifi, Çoba, Aralica.