Sensibilimi me viktimat dhe familjet e demtuar nga termeti i diteve te fundit ne Shqiperi, vazhdon çdo dite e me teper te jete prezent serish ne skuadra te ndryshme.
Keshtu ka ndodhur sot me te gjitha ndeshjet e Kupes se Kosoves kur para nisjes se tyre eshte mbajtur nje minute heshtje ne nderim te viktimave te termetit.
Jo vetem kaq, por ne Drenice, para ndeshjes qe skuadra vendase ka luajtur me Fushe- Kosoven, i gjithe ekipi ka shpalosur edhe nje pankarte ku shkruhej: “Drenica eshte me Shqiperine”.
Kujtojme qe pjese e kesaj skuadre jane dhe dy ish- futbollistet e Vllaznise, Antonio Marku dhe Arsen Sykaj te cilet po japin kontributin e tyre per te, por shoket e ekipit dhe drejtuesit e Drenices sot jane treguar te shkelqyer me mbeshtetjen morale qe u kane dhene atyre por edhe gjithe shqiptareve te prekur nga kjo tragjedi.
www.shkodrasport.com