Situata e krijuar ne vend dhe masat qe po ndermarrin insitucionet perkatese, kane vetem nje qellim: Permiresimin sa me te shpehte te situates.
Ne ne kete mes duhet bere shume kujdes, por nderkohe ka edhe nje fushate sensibilizuese te organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit permes lojtareve te kombetares kuqezi qe japin nje mesazh per gjithe shqiptaret.
Kete rradhe ka qene kapiteni i Kombëtares kuqezi, njëherazi mbrojtësi i Napolit në Serinë A italiane i cili ka dhënë një mesazh sa i takon Covid-19, virusit që ka pushtuar dhe paralizuar një pjesë të mirë të Botës.
Shkodrani ka dhënë një mesazh nga Napoli, aty ku qëndron prej javësh tanimë në vetëizolim.
26 vjeçari shprehet se është mirë që të qëndrojmë në shtëpi për të mirën tonë dhe të të tjerëve, sepse në këtë mënyrë të gjithë do ia dalim për të mposhtur këtë virus të padukshëm.