Herolind Shala është drejt rikuperimit nga dëmtimi që e mbajti atë larg fushave, për ndeshjet që Kosova zhvilloi këtë muaj kundër Çekisë dhe Anglisë.
Një lajm shumë i mirë ky për Kosovën, pasi Shala është një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin sepse përshtatet edhe me lojën e trajnerit.
Mesfushori do të jetë i gatshëm për ekipin e Bernard Shaland për ndeshjet e tetorit, kur dardanët do të përballen me Gjibraltarin në miqësore dhe, me Malin e Zi në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro2020, të cilat do të luhen në “Fadil Vokrri”.
Gjithashtu në tetor Kosovës pritet t’i bashkohet edhe Rashica i cili e ka kaluar plotësisht dëmtimin e tij dhe Benjamin Kololli.
Megjithëse për ndeshjet e këtij muaji Kosovës i mungonin disa nga lojtarët më të rëndësishëm, përsëri ata treguan paraqitje shumë të mira, teksa arritën të mposhtin Çekinë dhe humbën kundër Anglisë, por duke zhvilluar një ndeshje shumë të mirë./panorama-sport/