Julian Shehu është një nga lojtarët që kanë spikatur më shumë me Laçin këtë sezon. 23-vjeëari luajti një rol të rëndësishëm në këtë sezon me kurbinasit dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, jo vetëm shqiptare. Sipas asaj që raporton Panorama Sport, tiranasi ka rënë në lupën e Partizanit.

Këta të fundit po përpiqen të bindin mesfushorin që të afrohet me “Demat” për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, vetë Shehu kërkon që të vazhdojë aventurën e tij jashtë Shqipërisë dhe Partizani mbetet vetëm alternativë në rast se nuk realizohet dot transferimi jashtë.

Për rrjedhojë, fillimisht Partizani e ka disi të vështirë të bindë lojtarin e Laçit. Megjithatë, në rast se oferta bindëse nga jashtë nuk vjen, atëherë Partizani mund të jetë ekipi që qëndron në “Pole Position” për të marrë shërbimet e mesfushorit tiranas.

Nga te kuqte pritet te kete disa largime lojtaresh te cilet nuk kane bindur aq sa duhet ne sezonin e fundit dhe si rrjedhoje ata do te zevendesohen me te tjere lojtare qe kane filluar te piketohen nga drejtuesit e klubit.