Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMesfushori koplikas Ersil Ymeri 'i ndan rrugët' me Dinamon

Mesfushori koplikas Ersil Ymeri ‘i ndan rrugët’ me Dinamon

Veren e shkuar firmosi per dy vite me Dinamon, por duket se gjerat nuk kane shkuar ashtu si duhet dhe si rrjedhoje bashkepunimi i mesfushorit koplikas Ersil Ymeri me blute eshte nderprere.

Nje lajm i tille behet i ditur nga media te ndryshme, por ne fakt ende nuk eshte zyrtarizuar nga ana e klubit apo e lojtarit, megjithate mund te ndodhe ne ditet ne vijim.

Ardhjet e shumta te lojtareve te rinj tek Dinamo, mesa duket u kane mbyllur dyert atyre qe kontribuan per ngjitjen e kesaj skuadre ne Superlige dhe si rrjedhoje njeri prej tyre eshte edhe Ersil Ymeri.

Ne fakt, ky futbollist duket se eshte shnderruar ne nje “ekspert” te ngjitjes se ekipeve ne Superlige sepse para dy sezonesh e beri kete gje me Erzenin dhe se fundi me Dinamon, por nga ana tjeter, nuk e vazhdon bashkepunimin me to.

Nga sa behet e ditur, ne adrese te 29 vjeçarit ka disa oferta si nga skuadra te kampionatit shqiptar ashtu edhe te atij kosovar, por ne ditet ne vijim do te kete me shume zhvillime rreth tij./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments