Ndodhet prej me teper se dy javesh ne stervitje me ekipin e Vllaznise, por per mesfushorin kosovar Albin Sadrijaj ende nuk ka nje vendim nga drejtuesit e klubit.
24 vjeçari, karriera e meparshme e te cilit ka kaluar vetem permes ekipeve te ndryshme ne Zvicer, kerkon te binde trajnerin Brdariç dhe stafin e tij, megjithate keta te fundit mesa duket nuk kane dale akoma me nje konkluzion perfundimtar per te.
Ai luan ne rolin e mesfushorit te qendres dhe per momentin nese qendron do te jete alternative e dyshes Krymi- Jonuzi, megjithate nese paraqitet mire pastaj mund te fitoje edhe nje vend ne formacion.
Por me perpara, Sadrijaj duhet te firmose per kuqeblute. Ai ka qene edhe pasditen e sotme ne stervitje me kuqeblute nderkohe qe siç dihet, tashme jane edhe ditet e fundit te mbylljes se merkatos dhe per te duhet nje vendim perfundimtar./SHKODRA-SPORT.COM/