Ka mbajtur shiritin e kapitenit tek Kastrioti ne Superiore, nderkohe qe ne sezonin e ri do ta shohim duke luajtur nje kategori me poshte, pikerisht ne te paren, me AF Elbasanin.
E kemi fjalen per mesfushorin shkodran Abaz Karakaçi. Ish- kapiteni i ekipit krutan sot ka firmosur dhe eshte prezantuar tek skuadra elbasanase teksa mendohet te jete nje pike e forte e saj ne objektivin per ngjitjen ne Superiore.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi bardheblu përmes një postimi në rrjetet sociale teksa i ben jehone ketij afrimi, duke e cilesuar ate si shume te rendesishem.
Postimi i plotë
KÇ !
Abaz Karakaçi i bashkohet zyrtarisht rrugëtimit tonë. Ish-kapiteni i Kastriotit në Superligë vjen për të përforcuar mesfushën verdheblu. Mesfushori shkodran numëron eksperienca me Vllazninë, Partizanin, Egnatian, Apoloninë etj.