Baseli shton radhët me një tjetër futbollist shqiptar. Klubi nga “St Jakob Park” ka zyrtarizuar afrimin e Pajtim Kasamit.

Mesfushori me origjinë shqiptare, por që luan për përfaqësuesen e Zvicrës, firmosi për 2 vite me Baselin, duke u larguar kështu nga Sioni pas 3 sezonesh.

28-vjeçari në karrierën e tij të gjatë ka luajtur me shumë skuadra, ku spikasin Fulham në Premier League, Palermo në Serie A dhe Olympiacos në Greqi.

Te Baseli, Kasami do të ketë shok skuadre Taulant Xhakën, por edhe Edon Zhegrovën.

Kasami mbylli marrëveshjen me Sion dhe te Baseli u transferua me zero euro.