Miqësore të tipit si ajo që do të luajë Shqipëria me Katarin pas disa ditësh, të shërbejnë për të ndjekur nga afër edhe lojtarë që kanë potencial për të kapur një vend në ekipin kombëtar.
Për t’i grumbulluar në një datë si kjo e miqësores, kur kampionatet, përveç këtij tonit, nuk janë ndërprerë, duhet edhe miratimi i klubit për të lënë lojtarin të veshë fanellën e Kombëtares.
Një emër që mungon është ai i Eduart Rrocës, i cili konfirmoi për gazetën se nuk i ka ardhur asnjë ftesë.
Mesfushori mban shiritin e kapitenit tek Istanbulspor në Superligën turke.