Uerdi Mara është prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri në radhët e ekipit turk, Ankara Keçiörengücü. Ish-lojtari i Skënderbeut do të provojë eksperiencën e parë jashtë Shqipërisë ndërsa tashmë do të aktivizohet me skuadrën e Ligës së Parë turke, me ambicien për të arritur sa më shpejt elitën.

23-vjeçari ka firmosur një kontratë e cila do ta mbajë të lidhur për tre vite me klubin Ankara Keçiörengücü, ndërsa në këtë skuadër, Mara do të bashkohet me ish-lojtarin e Partizanit, Jurgen Bardhi që gjithashtu është një prurje e re në klubin turk. Sakaq, me Ankara Keçiörengücü aktivizohet edhe një tjetër shqiptar, Arb Manaj.

Ne fakt, para largimit nga Vllaznia, mesfushori korçar ka qene ne kontakte edhe me Vllaznine e Partizanin, por te dy keto klube, pavaresisht deshires per ta patur ne gjirin e tyre, nuk mund te paguanin klauzolen e prishjes se kontrates tek Skenderbeu.

Ne keto rrethana, ata jane dorezuar dhe Mara ka zgjedhur te luaje ne Turqi tek klubi i cili ka derdhur 150 mije euro ne arken e klubit Skenderbeu.