Superylli argjentinas Lionel Mesi mori çmimin “FIFA The Best”, duke lënë pas sulmuesin francez të Real Madridit, Karim Benzema.
“Është e mahnitshme dhe një nder për mua të jem këtu sonte dhe të fitoj këtë çmim. Pa shokët e mi të skuadrës, nuk do të isha këtu.
Ishte një vit i mrekullueshëm dhe arrita ëndrrën, që kam shpresuar për kaq shumë kohë”, deklaroi Mesi pas marrjes së çmimit.
Pak çaste pas fjalimit, Benzema postoi një video në Instagram me mbishkrimin: “Gënjeshtar, po, gënjeshtar”.
Më pas, ai postoi një mbishkrim poshtë videos, ku shkruhej: “Natën e mirë”.