Fati i Lionel Mesit dhe i Kristiano Ronaldos vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me të dy lojtarët që ndeshen vazhdimisht me njëri-tjetrin, edhe kur janë në kampionate të ndryshme.

Në karrierën e tyre, të dy lojtarët janë përballur në 36 ndeshje të ndryshme me ekipet ku kanë luajtur. Më i suksesshëm ka qenë Mesi, i cili ka fituar në 16 nga këto ndeshje, kundrejt 11 fitoreve që shënon Ronaldo ndaj tij.

Sa u përket golave, diferenca është shumë më e ngushtë. Lionel Mesi vazhdon të kryesojë, me 22 gola në përballjet direkte, por Ronaldo ka shënuar vetëm 1 më pak se argjentinasi.