Lionel Mesi i befasoi të gjithë me transferimin e tij në ShBA, pasi opinioni sportiv priste një kthim të tij te Barcelona. Babai i argjentinasit u takua personalisht me presidentin Laporta, por në fund nuk pati tym të bardhë.
Mesi sqaroi edhe vendimin e tij për të firmosur me Inter Majemin, duke akuzuar persona të brendshëm te Barcelona që sipas tij nuk donin kthimin e tij në “Kamp Nou”.
“Nuk jam i sugurt nëse Barça bëri gjithçka të mundur për ta bërë të ndodhte (transferimin e tij), sinqerisht. Unë di vetëm atë çfarë Xavi më tha.
Jam i sigurt se ka njerëz në klub të cilët nuk duan që unë të kthehem te Barça, duke e konsoderuar këtë gjë negative për klubin”, ka deklaruar Lionel Mesi./Sport Ekspres/