Talenti kosovar, Edon Zhegrova, i njohur edhe si “Messi i Kosovës” ka shënuar një supergol në Jupiler League të Belgjikës.Zhegrova kaloi ekipin e tij, Genk, në epërsi ndaj Eupenit me një gol të bukur nga distanca në minutën e 41. Megjithatë, Eupeni arriti të barazojë shifrat tre minuta më vonë përmes Garcias.