Ia kishte parandjere dje dhe sot ka rezultuar ashtu. Mevlan Adili nje dite para ndeshjes me Kastriotin, do te deklaronte per “Shkodra Sport” se ajo do te ishte ndeshja e Demir Imerit dhe keshtu ndodhi.

Shqiptari i Maqedonise se Veriut ka qene njeriu i ndeshjes se sotme. Ka dhene nje asist te shkelqyer ne rastin e golit te pare per Dungen dhe ka realizuar vete nje kryeveper, te tretin qe mbylli edhe ndeshjen.

Ne takimet e fundit ndoshta Imeri nuk ka qene ne lartesine e duhur dhe madje kishte edhe komente se ai duhej ulur ne stol, por krejt ndryshe mendon trajneri Brdariç i cili i ka dhene besim te plote.

Te njejten gje mendon per te edhe Adili, futbollisti tjeter shqiptar i Maqedonise se Veriut qe luan per Vllaznine. E njeh jo vetem se vijne nga i njejti vend, por edhe se ia di mire vlerat.

Dhe dje na deklaroi se sot Demir Imeri do te shenonte. Ndodhi keshtu dhe me siguri qe do te vazhdoje te shenoje e te beje mire edhe ne te ardhmen sepse i ka aftesite dhe talentin per ta bere nje gje te tille.

Dhe Adili serish pas ndeshjes se sotme u shpreh i lumtur qe parashikimi i tij doli. Per me teper, qe edhe mungesa e tij ne kete takim nuk u ndie./SHKODRA-SPORT.COM/