Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMevlan Adili i lumtur: Takon legjendën e Vllaznisë, Vioresin Sinanin

Mevlan Adili i lumtur: Takon legjendën e Vllaznisë, Vioresin Sinanin

Prej dy vitesh ndodhet ne Shkoder dhe duket se ka nder mend te qendroje gjate ketu. Shqiptari nga Shkupi Mevlan Adili ka filluar te ndjehet si shkodran. Duket shume i lidhur me kete qytet dhe njerezit e tij dhe jo me kot, eshte bere shume i dashur per ta.

Popullariteti i ketij mbrojtesi eshte ne shkallen maksimale, edhe pse ai di t’i respektoje te gjithe. E ka bere kete gje edhe diten e sotme kur ka shfrytezuar pranine ne stadium te golashenuesit me te mire ne historine e Vllaznise, Vioresin Sinanit dhe ka nxituar te beje foto me te.

Kuptohet qe nuk e ka pare duke luajtur, por ka degjuar te flitet per te dhe padyshim qe e ka vleresuar per gjithe ate kontribut te dhene ne vite per Vllaznine.

Kjo eshte shenja dalluese e Adilit ne krahasim me te tjeret. Mundohet te shkruaje vete historine e kesaj skuadre, teksa tashme ka fituar edhe nje trofe me te, por respekton edhe ata qe e kane shkruar me pare.

Dhe te takosh legjenda si Sinani nuk te jepet mundesia shpesh. Kete gje e ka shfrytezuar Adili i cili ne kete menyre po ndjehet gjithnje e me shume nje “shkodran i vertete”./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments