Pas dy vitesh e gjysem ne Shkoder, Mevlan Adili e mbyll me Vllaznine dhe tashme do te shohe per nje aventure te re per karrieren e tij sportive. Ashtu siç e kishte paralajmeruar edhe “Shkodra Sport” diten e sotme, “divorci” i tij me kuqeblute dukej shume afer dhe ne fund erdhi.
Ka qene vete Adili qe permes nje postimi ne rrjetet sociale ka bere publike kete gje, duke leshuar pa fund falenderime per te gjithe ata qe e kane mbeshtetur. Ja çfare shkruan ai:
“Faleminderit Shkodër! Faleminderit KF Vllaznia!
I lumtur qe i kam sherby keti qyteti kaq te bukur, qytet me kulture, art, tradite, qytet qe jeton me sport sidomos me futbollin, ketij populli qe meriton gjithçka sepse e bajne cdo gje me zemer te bardhe dhe pa asnje interes.
Kudo qe kam shkuar nga dita e pare kam qen shum i respektuar dhe i nderuar une dhe familja ime gje qe ma keni lehtesuar te bej paraqitje te mira ne fushe dhe i lumtur qe isha pjese e keti grupi me djem dhe futbollista te mrekullueshem qe ktheu entuziazmin qe kishte munguar ne kete qytet dhe me fitimin e kupes se shqiperis 2 here radhazi ndryshuam cdo gje.
Sa te kem jete do keni nje vend te VECANT NE ZEMREN TIME sepse keni ba shum per mua dhe lutem cdo dit nga zemra qe ky qytet te ket zhvillim ekonomik sa ma te mir ky popull te kete jete te mire te lumtur dhe pa probleme kurse klubit Vllaznise ju deshiroj çdo te mire sa ma shume trofe dhe paraqitje te mira ne Europe, sepse kur Vllaznia eshte mire, i gjith qyteti buzeqesh. Vllazni eshte amanet!
Nje gje kam kuptuar te luash per Vllaznine eshte pergjegjesi e madhe kurse te fitosh trofe me Vllaznine eshte sikur te lindesh per se dyti.
Deshmoj se per kete klub dhe per keto ngjyra gjithmone kam dhen maksimimin ndonjehere edhe me shume. Kur jam vetvetja ndihem shum rehat, une nuk jam perfekt dhe smund te jem mirepo gjithmon kam qeen vetvetja ndonjehere me gabime ndonjehere pa gabime kam mesuar nga gabimet e mia dhe duke qene vetvetja jam çuar ne kembe dhe te pamunduren e kam ba te mundur per kete qytet dhe per kete ekip kuqeblu.
Me shummm dashuri i juaji Mevlan Adili!