VAR është sistemi që është futur në futbollin tonë këtë sezon. Për këtë sistem ka folur së fundmi edhe një nga figurat e arbitrimit në vendin tonë, Mhill Shkëmbi. Ai analizoi se ishte pro këtij sistemi dhe që ka ndihmuar shumë në minimzimin e gabimeve arbitrare.

Mhilli tha: “Isha vëzhgues në ndeshjen Kastrioti-Partizani dhe mund të them se arbitrimi ishte shumë korrekt. Po ashtu në Egnatia-Vllaznia kishte një performancë shumë të mirë të arbitrit.

Sistemi VAR tashmë po aplikohet këtë sezon për herë të parë në vendin tonë dhe ka një notë pozitive deri më tani duke parë edhe infrastrukturën e stadiumeve tona.

Është një sistem që ka ndihmuar shumë dhe gabimet e arbitrave janë minimizuar shumë. Interpretime dhe mendime të ndryshme do ketë gjithmonë, por VAR ka bërë që ekipet të mos kenë më polemika për vendimet e arbitrit dhe po i pranojnë ato”.
Endri ÇINARI