Redon Mihana, një nga lojtarët premtues të kampionatit tonë që luan edhe si titullarë në Fier ka folur në “Rubrika Sportive në Rtsh”, ku fillimisht analizon ndeshjen me Kukësin, por edhe ecurinë e skuadrës së tij: “Besoj se ka ardhur koha që të marim fitoren dhe kam besim se do ta bëjmë këtë gjë ndaj Skënderbeut në fushën tonë, që do të kishte shumë vlera në lidhje me synimin që ne kemi”.

“Nuk e prisnim rezultatin që mori Bylisi në Shkodër, ku fitoi me Vllazninë, pasi ne e kemi rival në betejën e mbijetesës”.

“Ne me Kukësin meritonim edhe më shumë se barazimi, pasi kishim edhe më shumë raste, por nuk kishim fat”.

“Kam shënuar më shumë gola vjet në Kategorin e Parë, ndërsa këtë vit jo vetëm pozicioni, por edhe kampionati ku luan ka të bëj shumë”.

“Kam rinovuar edhe për një seozn në Fier, jam 21 vjeç dhe dua që të luaj vetëm jashtë, me asnjë ekip tjetër në vend, pas Apolonisë dua që të shkoj jashtë vendit”, – tha Redon Mihana, një nga lojtarët e spikatur të Apolonisë.