Arsenal fitoi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Manchester United, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të në Premier League.
Një nga më të mirët në fushë për “topçinjtë” ishte dhe Granit Xhaka, i cili u vlerësua maksimalisht nga mediat angleze.
Mesfushori me origjinë shqiptare përflitet për një largim nga Arsenal por trajneri, Mikel Arteta në përfundim të ndeshjes u shpreh mjaft i vendosur mbi të ardhmen e Xhakës.
Tekniku spanjoll u shpreh se Xhaka i pëlqen vërtetë dhe mendon se ai do të qëndrojë.
“Mendoj se do të qëndrojë”, “ Xhaka është shumë i mirë. Mua më pëlqen vërtet shumë. Duke parë mënyrën sesi duam të luajmë, do ta bëjmë atë të qëndrojë, sepse mund të jetë lojtar shumë i madh për këtë klub”, shtoi Arteta.
I pyetur nëse Xhaka i ka dhënë garanci për të ardhmen e tij, Arteta ngurroi por buzëqeshi duke u përgjigjur: “Po, më ka dhënë, po.”