eo Hernandez është tashmë zyrtarisht një lojtar i Milanit. Kontrata e mbrojtësit të majtë, që vjen nga Reali i Madridit, është depozituar në Ligën e Serisë A, dhe diçka e tillë është konfirmuar sot nga faqja zyrtare e ligës.

Ditën e hënë dhe të martë, spanjolli ka kryer vizitat mjekësore, ndërsa vetëm të premten në darkë kontrata është depozituar. 21-vjeçari i majtë, u ble nga Reali për shifrën e 20 milionë eurove. Kjo ishte blerja e dytë e Milanit në merkato, pas Rade Kruniç që erdhi nga ekipi i Empolit.

Milan, me ardhjen e Marko Xhampaolos, pritet të ndryshojë fytyrë në mesfushë. Tekniku i ri pret ardhjen e Kruniç dhe Benaser. Megjithatë, kjo dyshe nuk mjafton dhe Gazidis po tenton sjelljen e një lojtari tjetër me cilësi në këtë repart. Gedson Fernandes është objektivi i Milanit.

I riu i Benfikës ka treguar një talent të madh dhe ka tërhequr interesin e shumë gjigantëve evropianë. Milani është një nga të interesuarit dhe ka nisur bisedimet me Benfikën. “Sky Sport” raporton se klubi portugez nuk negocion me asnjë klub për një ofertë nën 30 milionë euro.

Fernandes, vetëm 20 vjeç, ka luajtur plot 46 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Benfikën këtë sezon. Ka ndihmuar në nëntë gola të ndarë në gjashtë asiste dhe tre topa të çuar në rrjetë nga ai. Ardhja e tij në Milano do të ishte goditja më e madhe e merkatos nga kuqezinjtë këtë verë.