Situata e pakëndshme e Milanit në këtë pikë të sezonit, shumë larg çdo objektivi të mundshëm që kishte kur u ndërtua skuadra në gusht, ka shtyrë Paolo Maldinin që të zbresë vetë “në fushë”.

Drejtori teknik i kuqezinjve, i kritikuar për zgjedhjet e tij dhe i cilësuar shpesh si një nga fajtorët për këtë situatë të klubit, ka zgjedhur që të karikojë ekipin me një fjalim në ditën e fundit të vitit.

Sipas “Sky Sport”, në stërvitjen që u zhvillua më 31 dhjetor, ai ka qenë i pranishëm dhe ka mbajtur një fjalim të gjatë duke shpjeguar filozofinë e klubit dhe çfarë kërkohet na të gjithë në vijimin e këtij sezoni.

cMaldini ka vendosur objektiva të qartë për skuadrën, duke filluar nga sigurimi i Europës, në mënyrë që të gjithë të ishin të ndërgjegjshëm se për çfarë do të punonin në vitin 2020. Ndërkohë, është bërë e qartë se tanimë nuk lejohen më gabime, pasi nuk ka kohë për të rikuperuar me gjysmën e sezonit që është mbyllur.

Me merkaton që zien, drejtuesi ka bërë të ditur se kush qëndron, duhet të jetë i përqendruar plotësisht te klubi dhe puna për të arritur këto objektiva, përndryshe do ta shihte veten larg fanellës kuqezi. /vipsport/