Agjencia e Taksave në Spanjë ka bërë publike listën e personave dhe shoqërive që kanë detyrime fiskale të papaguara dhe me të cilët është në proces gjyqësor dhe si zakonisht, nuk kanë munguar as emrat e sportit.

Në listën prej 7277 debitorësh, ai që ka një shifër të madhe borxh ndaj shtetit spanjoll është i rikthyeri i madh i Barcelonës, Dani Alvesh.

Ky i fundit i detyrohet shtetit 2,08 milionë euro dhe është në proces gjyqësor. Një ish-katalanas si Samuel Eto, i detyrohet shtetit spanjoll ende një shifër prej 981.598 eurosh.

Ndërkohë, në listë është edhe Ançeloti, i cili prej kohësh është në gjyq me shtetin spanjoll dhe ka humbur në disa shkallë të drejtësisë, për një detyrim prej 1,4 milionë eurosh.