Klubet e Superiores, pavarësisht bojkotit, nuk e kanë ulur “marshin” e përgatitjeve në prag të rifillimit të sezonit të ri. Këtë moment pauze, ato janë munduar ta mbushin me teste miqësore që futbollistët të mos humbasin formën optimale.
Vllaznia dhe Kukesi u ndeshen ne Tirane dhe miqesorja ne mes tyre perfundoi ne barazim 1-1. Te paret kaluan ne avantazh shkodranet me ane te Dilaver dhe me pas barazuan kukesianet me Limajn ne pjesen e dyte me 11-metersh.
Në këtë situatë, pas Laçit që zbriti në fushë ndaj Burrelit në 14:00, ku fitoi 1-0, duke filluar nga ora 16:00, në fushë kanë zbritur 6 ekipe të tjera të Superiores.
Partizani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Korabit, në ndeshje e zhvilluar në Kamzë. Ndërkohë Skënderbeu ka mposhtur 1-0 Apoloninë.
Bylisi ka mposhtur në “Niko Dovana” Teutën me rezultatin 0-1. Kastrioti mposhti 3-1 Egnatian e Kategorisë së Parë.
Më poshtë mund të shikoni të gjitha rezultatet e miqësoreve:
Kukesi- Vllaznia 1-1 (U luajt në Tirane)
Limaj 57’ (11-m) / Dilaver ’38
Teuta – Bylisi 1-2 (U luajt në “Niko Dovana”)
Daja 58’/ Ujka 35’ (11-m), Murataj 68′
Partizani-Korabi 1-1 (U luajt në Kamëz)
Solomon 47’/ Skuka 36′
Skënderbeu-Apolonia 1-0 (U luajt në Durrës)
Kastrioti-Egnatia 3-1 (U luajt në Kamëz)
Ajazi 26′, Patrik Bardhi 55′, Moraes 72’/ Kenio Xhekson 88’
Besa – Partizani B. 2-2 (U luajt në Kavajë)
Kaina 57’, 72’/ Bërdufi 11’, Veriu 22’
Besëlidhja-Turbina 0-0 (U luajt në Lezhë)