Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMiqësorja me Tërbunin, te Vllaznia shqetësojnë dy dëmtime

Miqësorja me Tërbunin, te Vllaznia shqetësojnë dy dëmtime

Vllaznia ia doli të fitojë 1-0 dje ndaj Tërbunit, në ndeshjen miqësore të luajtur në Shkodër. Shkodranët triumfuan falë golit të Liridon Latifit, me anë të një penallie.

Trajneri i ekipit të Kategorisë Superiore, Thomas Brdariç ka marrë lajmin e keq, pasi janë dëmtuar 2 lojtarë. Bëhet fjalë për Erdenis Gurishta dhe Aburrahman Fangaj.

Gjithsesi, sipas asaj që thuhet, nuk ka diçka serioze. Te Vllaznia shpresojnë që të gjithë futbollistët të jenë në dispozicion për sezonin e ri futbollistik në Shqipëri që nis me 11 shtator.

Por vete lojtaret duan qe te jene te gatshem edhe per sfiden finale te Superkupes javen e ardhshme ndaj Teutes dhe per kete arsye, do te bejne cmos te rikuperohen sepse duan te jene te gatshem per stafin teknik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments