Vllaznia po vijon përgatitjet për sezonin e ri 2023-24 që do startojë në datën 19 gusht. Shkodranët përveç stërvitjeve të përditshme, kanë programuar edhe miqësore për skuadrën. Dueli i parë u humb ndaj Laçit në shifrat 2-3 para pak ditësh e ndërsa nesër kuqeblutë do kenë ndeshjen e rradhës.
Në Shkodër do vijë ekipi nga Ulqini i Otrant, një kundërshtar ndoshta jo i nivelit më të lartë të mundshëm. Por që pritet me siguri ti shërbejë shumë Memellit për të krijuar një ide për disa futbollistë të caktuar. Për ndonjë nga futbollistët e shkodranëve ndeshja miqësore ndaj Otrant mund të jetë një “provë”.
Për disa prej tyre mund të jetë përcaktuese nëse do vijojnë të jenë pjesë e skuadrës në sezonin e ri apo do kenë një destinacion tjetër. Ndeshja ndaj Otrant pritet të ketë më shumë hapësira për futbollistët që nuk konsiderohen si titullarët e parë të skuadrës. Kjo edhe për të parë gjendjen e këtyre futbollistëve që patjetër mund të jenë kandidatë për formacionin në të ardhmen.
Vllaznia do e luajë këtë ndeshje miqësorë ditën e nesërme në orën 19:00. Duel që do zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”. Kjo nuk pritet të jetë ndeshja e fundit përgatitore para nisjes së Superiores. Ku shkodranët në plan kanë edhe 2 miqësore të tjera para startit të sezonit të ri.
Endri ÇINARI