Ekipi i dyte i kuqebluve ose siç njihet ndryshe “Vllaznia B” ka zhvilluar diten e sotme nje tjeter ndeshje miqesore. Kete here ajo eshte ndeshur me ekipin e kategorise se dyte Basania, ne takimin e luajtur ne fushen sportive te Golemit dhe ne fund te kesaj perballje eshte fiksuar rezultati 4-1 ne favor te kuqebluve.

Ata e kane dominuar lojen ne te gjitha drejtimet dhe si rrjedhoje kane arritur t’i shenojne golat qe ne pjesen e pare me autore pikerisht Mehdi Çoben, Arval Maliqin, Eslit Salen dhe Antonio Delajn.

Ne pjesen e dyte Basania ka fituar nje 11-metersh qe eshte kthyer ne gol nga futbollisti Alsid Tafili dhe ne kete menyre i gjithe takimi eshte fituar me rezultatin 4-1 ne favor te Vllaznia B.

Trajneri Brdariç vazhdon t’i kushtoje vemendjen e duhur edhe lojtareve qe nuk luajne me ekipin e pare dhe si rrjedhoje po zhvillon ndeshje miqesore thuajse çdo jave per t’i mbajtur ata te karikuar.

Nga ana tjeter, Basania sot mesa duket e kishte ende mendjen tek fitorja e pak diteve me pare ndaj Terbunit me shifrat 3-0 duke mos arritur te tregoje vlerat e saj me te mira ne fushen e lojes./www.shkodrasport.com/