Kukësi – Kastrioti u mbyll 0-1, në takimin përmbyllës të kësaj jave në Kategorinë Superiore. Goli i vetëm i sfidës u realizua nga De Silva, në limitin e pjesës së parë. Menjëherë pas vërshëlliëms së fundit nga aribtri për mediet ka folur trajneri i Kukësit, Mirel Josa.

“E kishim përgatitur ndeshjen. Disa episodën vendosën gjërat. Pjesa e parë  kishte rastë të mira për ne. Duhet të ishim më të vendosur. Nuk u zgjidh teknikisht ashtu si duhet goditjet. Pati momente naiviteti, qoftë në momentin e gabimit të Lulaj, apo të golit.

Që kur filloi aksioni i golit, ishte aksion naiv. Duhet të ishim shumë të përqendruam. Nuk ishte vetëm Dragoshi, por edhe të tjerë që duhet ta ndihmonim. Gabimi i parë ishte markimi. I dyti ishte: Nuk dilet aty. Çdo lojtar ka detyrat e veta.

Nuk u vendos ndeshja aty. Duhet të dijmë si të përgjigjemi, edhe kur ata tërhiqen mbrapa. Normal se me rezultatin 1-0 donin që të vononin lojën në çdo lloj mënyre. Nuk dua t’i futem problemeve të arbitrimit. Ne nuk ishim shumë të qartë.

Lashë në lojë dy sulmuesit, edhe lojatrin tjetër që e solla nga krahu. Brazilianin Leiria e futëm prapa dy sulmuesve. Demiri ishte për ekuilibrin. Këta lojtarë nuk merrnin topin në thellësi, por shumë mbrapa. Në fund shkuam me topa të gjatë, diçka që nuk ishte e mirë.

Unë nuk e diskutoj që dëshira e lojtarëve ka qënë fitorja. Shoh një grup që dëgjon kapitenin në çdo moment. Nuk kam pretendime karshi grupit. Duhet që lojtarët të marrin më shumë përgjegjësi. Nuk luhet vetëm në ujëra të cekëta. Sulmuesit duhet të luanin me afër mbrojtjes kundërshtare. Leiria luajti shumë i tërhequr. Edhe unë kam problemet e mia.

Gjithmonë ndodheshim shumë larg rivalit. Kjo bëri që ata të kishin më shumë kohë të sulmonin. Më vonë u prishën ekuilibrat. Aribtri duhet edhe të ndëshkonte me karton. Ky është një problem arbitrimi. Duhet të ishim të vendosur. Gjëra të tjera teknike nuk mund t’i diskutoj tani.Duhet të shkohet në mënyrë akademike në sulm. Një herë goditi Eze, e herën tjetër ishte i Gashit. Sa i përket mesit, duhet të jemi më të vendosur” – tha ai./newsport/