Monday, April 13, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMirel Josa i zhgënjyer me rezultatin ndaj Dinamos: Stoilov që e luan...

Mirel Josa i zhgënjyer me rezultatin ndaj Dinamos: Stoilov që e luan në atë mënyrë futbollin, nuk e ndërroj kurrë…

Trajneri Mirel Josa foli pas barazimit 1 me 1 të Bylisit me Dinamon. Tekniku i ballshiotëve tha fjalën e tij nga stadiumi “Adush Muçaj”.

“Te goli ishim në baraspeshë numerike, Dinamo po shtynte më tepër. Te momenti i golit, duhet të dilnim në sulm me një top shumë të thjesht me sulmuesin tonë. Ai duhet të jepte një pasim të thjesht në krahun e majtë, dhe aty e humbëm topin. Dinamo u organizua. Të them të drejtën krijoi lojë, na vuri disa momente në vështirësi. Ne ishim të qartë, sidomos në qendër të mbrojtjes. Nuk erdhi aty problemi, por nga 2 kundra 2 në krah. Po ta kapim lojën nga fillimi deri në fund, ne duhet të ishim shumë më të thjesht, sidomos kur thyenim sulmet e Dinamos. Duhet të kishim më qartësi, sidomos nga sulmuesit dhe mesfushorët.

Një Stoilov që e luan në atë mënyrë futbollin, nuk e ndërroj kurrë nëse nuk e kërkon vetë. E kërkoi se kishte kontraktim në bicepshin e djathtë. Ishte një nga lojtarët që po na mbante në ekuilibër në mes. Kane si rol të parë ka mesfushor qendre, ne kishim improvizuar për shkak të krahëve. E futëm në krah të djahtë të mbrojtës dhe nxorëm përpara Kamaran. Pastaj humbëm pak me Përndrecën që mori karton të kuq, u detyruam edhe në krah të djathtë poshtë me 4-4-1, të sjellim Rabiun.

Për mendimin tim, për pozicionin mbrojtës në rastin e golit duhet të kishim më shumë kujdes. Qoftë mbështetja e dy mesfushorëve të qendrës, Kane dhe Davidi. Qoftë dalja e topit nga krahu që ishin 2 kundër 2, dhe me një mur shumë të thjesht Dinamo na kaloi në epërsi në krah.

Të dyja skuadrat dolën me të njëjtin sistem loje.

Na vjen keq sepse të shkojë loja në atë formë deri në minutën e 83-të. Të vjen keq sepse të ruash një rezultat nuk duhet vetëm të qëndrosh mbrapa. Duhet ta tensionosh kundërshtarin me sulmet apo rinisjet, gjë që nuk e bëmë mirë”, u shpreh Josa për “RTSH”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments