Neser ne “Loro Boriçi” do te luhet nje nga ndeshjet me interesante te futbollit shqiptar, “klasikja” Vllaznia- Tirana Ne prag te kesaj ndeshje ka dhene nje interviste per median e shkruar edhe ish- trajneri i Vllaznise deri para tre javeve Mirel Josa.
“Kjo eshte nje nga perballjet qe ka prodhuar gjithmone futboll kreativ. Dhe kjo sepse te dyja skuadrat kane patur shume cilesi brenda tyre, si individuale dhe kolektive. Madje, jo vetem ne kete periudhe, por edhe gjate kohet qe kam luajtur une futboll.
Kur une kam drejtuar Vllaznine gjate ketij sezoni, jemi ndeshur tre here me Tiranen. Kemi luajtur ne kushte te tjera nga keto qe do te luhet tani, por ama i kemi marre 7 pike dhe nuk na ka mundur asnjehere.
Neser Tirana do te kerkoje fitoren per te konsoliduar vendin e pare dhe per te ruajtur diferencen me Partizanin, ndersa Vllaznise i duhet per te siguruar Europen. Shkodranet e kane te qarte se nuk mund te kerkojne Europen vetem permes Kupes dhe prandaj jane te fokusuar maksimalisht edhe tek kampionati.
Per ndeshjen e neserme nuk shoh ndonjeren skuader favorite sepse nuk jam brrenda njeres skuader qe te flas konkretisht se si mund te zhvillohet nje ndeshje. Jam i mendimit se ndeshja do te fitohet nga skuadra qe eshte me mire psikologjikisht. Siç e thashe, kete here Vllaznia i ka marre 7 pike Tiranes sepse e vleresonte maksimalisht kete kundershtar dhe shanset i ka t’i marre pike serish”./SHKODRA-SPORT.COM/