HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMirel Josa në bisedime me skuadrën e Superligës

Mirel Josa në bisedime me skuadrën e Superligës

Vetem pak muaj pushim per Mirel Josen qe pas largimit nga Vllaznia dhe ai shume shpejt mund te rikthehet per te drejtuar nje tjeter skuader te Superliges shqiptare.

Erzeni është në kërkim të një trajneri. Pas dështimit të gjetjes së gjuhës të përbashkët me Ernest Gjoka, mëshset se shijakasit janë në bisedime me Mirel Josën, i cili shikohet si një kandidat potencial për të marrë drejtimin e skuadrës, teksa pritet që në ditët në vijim drejtuesit e rinj të marrin një vendim përfundimtar.

Kujtojmë që Josa është një nga trajnerët më të titulluar të futbollit shqiptar, teksa skuadra e fundit që ai ka drejtuar në Superiore ka qenë Vllaznia.

Erzeni duket shume i vonuar me nisjen e pergatitjeve per sezonin e ri dhe prandaj duhet te shpejtoje sepse siç dihet starti i kampionatit eshte me 19 gusht. Gjeja e pare qe duhet te beje eshte emerimi i trajnerit te ri dhe Mirel Josa eshte ne “pole position”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments