Thursday, February 5, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMitaj nuk mungon në listë, Ittihad përballë Al-Nassr pa Ronaldon

Mitaj nuk mungon në listë, Ittihad përballë Al-Nassr pa Ronaldon

Mario Mitaj ishte për një kohë të gjatë i padëshiruar tek Al Itihad në kampionatin arab, ndërsa shkak bëhej numri i lojtarëve të huaj që lejohen. Kjo situatë ka ndryshuar pas largimit të Benzema dhe Kante. Nesër ndaj Al Nasr do të jetë ndeshja e tretë radhazi ku pritet titullar.

Al Itihad ka publikuar listën e emrave, që udhëtojnë për transfertën delikate. Si foto kryesore është vendosur Mitaj, që shfaqet në pozicionin e simbolit për ekipin e tij.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u përfol edhe për një largim. Fakt është se deri tani nuk është shfaqur asnjë emër drejt finalizimit të marrëveshjes.

Kristiano Ronaldo ndërkohë do të mungojë sërish për Al Nasr. Portugezi nuk vuan nga asnjë dëmtim, por shfaqet i pakënaqur me drejtuesit e klubit arab.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments