Sunday, January 18, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMjafton 1 gol në 'Arenën e Demave', Partizani merr 3 pikë dhe...

Mjafton 1 gol në ‘Arenën e Demave’, Partizani merr 3 pikë dhe i vë syrin ‘Final 4’

PARTIZANI 1 – 0 BYLIS (Contreras 71′)

Partizani ka fituar në shtëpi përballë Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-t të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me shifrat 1-0 në favor të vendasve.

Golin e vetëm të këtij dueli, e zbuloi Diego Contreras, lojtari i cili u mor nga trajneri Kërnaj prej ekipit B. Sulmuesi kolumbian e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 71-të.

Kështu, “Demat” shkojnë në kuotën e 17 pikëve dhe ngjiten në vendin e 6-të. Në krahun tjetër, Bylis me 13 pikë mbetet në “zonën e ftohtë” me vetëm 13 pikë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments