Ka mjaftuar fitorja ndaj Vllaznisë dhe Tirana duket se e ka marrë vendimin se kush do t’i drejtojë skuadrën e tyre në vijim të sezonit: Ai është Julian Ahmataj.
Në ndeshjen ndaj Vllaznisë, kupola drejtuese e klubit bardheblu vendosi Julian Ahmatajn në krye të stolit. Ish-mbrojtësi deri para kësaj ndeshjeje mbante rolin e trajnerit te Tirana U-19.
Në deklaratën pas shkarkimit të Shehit, presidenti Halili u shpreh se Ahmataj është trajner i përkohshëm. Burime për gazetën bëjnë me dije se ky vendim i presidentit ka ardhur edhe për shkak të hezitimit të Ahmatajt, për arsye të ndryshme.
Gjithsesi, tashmë duket se edhe dilema e stolit bardheblu ka marrë fund. Sipas mediave klubi nuk është më në kërkim të një trajneri dhe ka mbyllur çdo sondazh në lidhje me këtë rol të rëndësishëm në skuadër.
Fitorja me Vllazninë dhe përgjigja që skuadra dha nën drejtimin e Ahmatajt e ka bindur presidentin Halili që të mbajë trajnerin në krye të skuadrës edhe në ndeshjet në vazhdim, duke i hequr statusin e “trajnerit të përkohshëm”.
Në fakt ky ka qenë që në fillim plani i presidencës, por u zgjodh që hapat të bëheshin më të matur dhe më të kujdesshëm se në aventurën e parë të Ahmatajt në krye të stolit bardheblu, ku nuk qëndroi dot më shumë se gjashtë ndeshje në fund të vitit 2019.
Pas kësaj aventure, Ahmataj pati një eksperiencë gjithashtu të shkurtër në krye të Skënderbeut, përpara se të angazhohej në akademinë bardheblu. Tashmë presidenti Halili ka vendosur t’i japë një tjetër mundësi në krye të skuadrës, ku shpresohet që kjo aventurë të finalizohet me titullin kampion. Ahmataj tashmë duket i bindur