Ditën e sotme, është luajtur java e dytë e kampionateve të Kategorisë së Parë për grupmoshat. Kështu, Akademia Shkodra zbriti në fushën e blertë me tre ekipe të grupmoshave të U-17, U-19 dhe U-13. Këto skuadra arritën të marrin një fitore dhe dy barazime në këtë javë të dytë të kampionatit.

Ekipi i U-17, që drejtohet nga trajneri Semir Gokaj, ka marrë një fitore me rezultatin minimal në Shtoj ndaj Flamurtarit. Autori i golit të vetëm ka qenë Gëlqerja në pjesën e parë të ndeshjes, më konkretisht në minutën e 20-të. Pas kësaj fitoreje, Shkodra U-17 renditet në krye të tabelës së klasifikimit me gjashtë pikë të plota.

Ndërkohë, ekipi U-19, që drejtohet nga trajneri Ersi Çaku, është ndeshur po me Flamurtarin në Shtoj dhe ka barazuar me rezultatin 3-3. Në këtë ndeshje, U-19 e Shkodrës ka dominuar pothuajse gjithë takimin, por gabuan në mbrojtjen e rezultatit, teksa vlonjatët barazuan shifrat nga 3-1 në 3-3 në pjesën e dytë. Golat për ekipin e trajnerit Çaku i shënoi Limani, Agraja dhe Hoxhaj. Pas këtij barazimi, Shkodra U-19 renditet në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit në kuotën e dy pikëve.

Edhe ekipi U-13, që drejtohet nga trajneri Rudi Piraniqi, është ndeshur po me Flamurtarin dhe ka barazuar me rezultatin 1-1. Goli për 13-vjeçarët është shënuar nga Dushku. Pas këtij barazimi, Shkodra U-13 renditet në vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit në kuotën e dy pikëve. Këto ishin edhe rezultatet e sotme të ekipeve të grupmoshave të Akademisë Shkodra në javën e dytë të kampionatit të Kategorisë së Parë. /Maringlen ZHIVANI/


Shkodra U17-Flamurtari 1-0

Goli për Shkodrën: Gëlqerja 20’

Formacioni i Shkodra U-17: Shkambaj, Meti, Mehja, Skuqaj, Prendi, Ymeraj, Rrahi, Gjylbegaj, Taramani, Danaj, Gëlqerja (u aktivizuan: Dibra, Medha, Bizi, Lumaj) Tr: Semir Gokaj


Shkodra U19-Flamurtari 3-3

Golat për Shkodrën: Limani 13’, Agraja 22’, Hoxhaj 39’

Formacioni i Shkodra U-19: Vitaj, Nikaj, Ujka, Guri, Gjelaj, Limani, Agraja, Hoxhaj, Rroshullaku, Hyseni, Zaganjori (u aktivizuan: Luani, Sykaj) Tr: Ersi Çaku


Shkodra U13-Flamurtari 1-1

Goli për Shkodrën: Dushku 38’

Formacioni i Shkodra U-13: Guri, Xhilaj, Tafa, S. Prendi, A. Prendi, Vajushi, Çilaj, Osja, Mlloja (u aktivizuan: Dushku) Tr: Rudi Piraniqi