Një gol i Kristjan Asllanit në pjesën e dytë i ka mjaftuar Shqipërisë për të fituar në Andorra me reuzltata9n minimal 1-0 dhe për të siguruar biletën për pjesëmarrjen në play-off të Botërorit 2026.

Ekipi i Sylvinhos bën siç duhet detyrat e përcaktuara dhe triumfon 1-0 ndaj Andorrës. Një ndeshje pozitive për tanët, ku goli vendimtar u shënua nga Kristjan Asllani, i cili i asistuar në mënyrë perfekte nga Uzuni nuk e kishte të vështirë të gjente rrugën e rrjetës.

Një gol që ngriti “peshë” gjithë shqiptarët anembanë botës, të cilët festojnë këtë fitore historike, e cila me kombinim ideal të sfidës Angli – Serbi, siguroi edhe kualifikimin për në “play-off”. Siç dihet Anglia triumfoi 2-0 ndaj Serbisë në “Ëembley” dhe me humbjen e serbëve, Kombëtarja shqiptare shkëputet me 4 pikë, kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundit i kualifikueseve.

Aktualisht Shqipëria ndodhet e dyta në grupin K me 14 pikë, ndërsa Anglia kryeson me 21 pikë, e cila ka siguruar edhe kualifikimin në Kupën e Botës. Nga ana tjetër Serbia në vendin e 3-të me 10 pikë.

ANDORRA-SHQIPËRI 0-1
68′ Asllani