Nje gol i mbrojtesit Stojanoviç i ka dhene fitoren 1-0 Vllaznise ne miqesoren ndaj Tiranes luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Selman Stermasi” te kryeqytetit. Mbrojtesi serb ka shenuar ne minuten e 50-te pas nje goditje kendi teksa Spahija ka ulur sakte topin me koke dhe Stojanoviç e ka derguar ne rrjete.

Pas ketij momenti do te shenonte edhe Çoba nje gol te dyte, por ai eshte anulluar nha arbjtrat sepse eshte konsideruar i parregullt.

45 minuteshi i pare pergjithesisht pozitiv per kuqeblute te cilet jo vetem qe nuk jane shfaqur inferiore ndaj bardhebluve, por ne momente te caktuara kane luajtur me mire se ato.

Rastet ne kete pjese loje kane qene te pakta per te dy ekipet, por goli ka munguar dhe si rrjedhoje gjithçka eshte mbyllur ne barazim 0-0.

Per Vllaznine ne kete pjese te pare kane rene ne sy per performancen shume te mire sulmuesi Esat Mala dhe mbrojtesi Flori Spahija.

Ne te dyten Vllaznia luan me mire, arrin te shenoje dhe ta administroje si duhet avantazhin deri ne fund duke e fituar ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin e ngushte 1-0

Tirana- Vllaznia 0-1

Shênues: Stojanoviç ‘50

Vllaznia: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Spahija, Cheshmedjiev, Krymi, Boshnjaku, Mala, Çoba, Balaj. Trajner Migen Memelli. U aktivizuan edhe Alivoda, Obando, Gruda, Delaj. Asani.