Saturday, January 17, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMjafton Lautaro, Interi largohet me 3 pikë nga Udine

Mjafton Lautaro, Interi largohet me 3 pikë nga Udine

Një gol i kapitenit Lautaro Martinez i mjafton Interit që të mposhtë 1-0 Udinesen në transfertë dhe të ruajë vendin e parë në renditjen e Serie A. Pas këtij suksesi, zikaltërit ngjiten në kuotën e 49 pikëve në klasifikim, 6 më shumë se rivalët e Milanit, që do të luajnë nesër kundër Leçes.

Zikaltërit dominojnë ndeshjen. Lautaro pati një shans në fillim të takimit dhe Dimarco kërcënoi gjithashtu, duke qenë pranë shënimit. Në minutën e 20-të, kapiteni kalon Interin në avantazh pas një asisti nga Pio Esposito. Dimarco shënon në pjesën e dytë, por goli i tij anulohet.

Interi merr fitoren e dytë radhazi në kampionat dhe tashmë skuadra e Chivu pret me qetësi sfidën kundër Arsenalit në Champions League.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments