Teuta ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Tiranës në transfertë. Ekipi durrsakët ka mposhtur kryeqytetasit me shifrat 1-0.
Golin vendimtar të këtij takimi e shënoi Xhoele Maçolli, i cili shndërroi në gol 11-metërshin e fituar nga Kuqi. Një 3 pikësh shumë i rëndësishëm dhe “jetik” për “Djemtë e Detit”, të cilët tashmë shkojnë në kuotën e 33 pikëve, po aq sa Partizani i vendit të 5-të.
Ndërkohë nga krahu tjetër bardheblutë mbeten në vendin e parafundit me 21 pikë, 2 më pak se Bylisi i vendit të 8-të.
TIRANA – TEUTA 0 – 1 (Maçolli 86′)


