Mino Raiola, agjenti i disa prej futbollistëve më të mirë në botë dhe një nga mbretërit e njohur të tregut të transferimeve, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin San Raffaele në Milano, por “ende gjallë dhe lufton”.
Këtë e ka bërë të ditur José Fortes Rodriguez, krahu i djathtë i Raiolës, duke mohuar zërat për vdekjen e prokuratorit përpara se lajmi të konfirmohej edhe nga profesori Zangrillo, i njësisë së Anestezisë dhe Kujdesit Intensiv të spitalit të Milanos.
Ai ka qenë protagonist i shumë operacioneve milionerësh duke filluar nga kalimi i Ibrahimovic nga Interi te Barcelona në 2009 tek ai i Mario Balotellit te Manchester City.
Po ashtu i Paul Pogba fillimisht te Juventusi dhe më pas te Manchester United dhe vitet e fundit deri te kalimi i Haaland nga Salzburgu te Borussia Dortmund dhe de Ligt nga Ajax te Juventusi.