Alvaro Morata do të vazhdojë të mungojë në opsionet e trajnerit Andrea Pirlo edhe për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Veronës. Sulmuesi po vuan nga cytomegalovirus, i cili i shkakton trupit shumë lodhje, dhimbje muskujsh apo temperaturë.
Spanjolli po i vuan këto simptoma prej disa ditësh dhe ende nuk e ka marrë veten. Ndaj, te Juventus pritet ta lejnë pushim sërish, duke kërkuar të mos e mbingarkojnë.
Pasi herën e fundit që ndodhi kjo, ishte në sfidën ndaj Portos në Ligën e Kampionëve dhe Morata humbi ndjenjat pas përfundimit të lojës. Në këtë formë, spanjolli duhet të jetë i gatshëm për lojë kur të rikthehet dhe jo thjesht si një alternativë në stol. /VipSport/