Sunday, January 18, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMoriero elozhe lojtarëve të Flamurtarit: Çunat ishin fantastikë, po punojnë shumë

Moriero elozhe lojtarëve të Flamurtarit: Çunat ishin fantastikë, po punojnë shumë

Flamurtari ka fituar në shtëpi përballë Bylisit në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vlorës, përfundoi 3-0 në favor të vendasve. Pas këtij dueli ka folur trajneri i vlonjatëve, Francesco Moriero.

“Jam i lumtur për çunat e mi. Është shumë që po punojmë. Fituam një ndeshje me një rival për mbijetesë. Unë mendoj se çunat sot treguan se janë në këtë kampionat. Mënyra e sulmit majtas dhe djathtas? Çdo ndeshje ka historinë e saj, çdo ekip ka pikat e saj të dobëta.

Që kur kam ardhur e keni parë që të gjithë çunat punojnë. Na ka munguar episodi pozitiv për të ndryshuar ndeshjen. Sot ishte e rëndësishme të fitonim me një konkurrent për mbijetesë.

Përveç rezultatit, çunat luajtën mirë. Ishin lart në taktikë dhe anën mentale. Këtë fitore ua dedikojmë tifozëve, atyre dhe presidentit tonë. Një sinjal i rëndësishëm për të gjithë rivalët e mbijetesës. Ne do të qëndrojmë me këmbë në tokë, e dimë që është e vështirë.

Më afër mbijetesës? Ne duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje. Ndonjëherë të vlerësojmë humbjet se si kanë ardhur. Çunat po rriten shumë mendërisht. Punojmë shumë në aspektin taktik dhe fizik. Si mua si trajner dhe për stafin, e rëndësishme është si lojtarët shprehen në fushë.

Kjo është e rëndësishme për ne, më pas rezultati varet si shkon ndeshja. Sulmuesit tanë kanë qenë shumë të mirë në ndeshjen e sotme”, tha Moriero.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments