Wednesday, January 14, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMoriero: Një pikë shumë e vlefshme, tani të mendojmë për ndeshjen e...

Moriero: Një pikë shumë e vlefshme, tani të mendojmë për ndeshjen e rradhës

Trajneri i Flamurtarit, Françesko Moriero, ka theksuar se ndeshja e sotme ndaj Elbasanit ishte vazhdimësi e asaj që kishte bërë skuadra.

“Unë kam shpresa, si djemtë, kanë bërë një ndeshje të madhe. Edhe në Kupë kanë bërë një ndeshje të madhe, e të themi se zbresim në fushë për të fituar dhe episodi pastaj e vendos ndeshjen, ne kemi pasur rastet tona. Tani kemi pak energji për të rikuperuar, të mendojmë për ndeshjen e radhës.

Reagim para se të pësojmë? Do ishte ilaçi i duhur, por mendoj se edhe në pjesën e parë kishim 50% mbajtje topi. Ekipi ka luajtur gjithmonë, djemtë e interpretuan mirë ndeshjen edhe në fazën mbrojtëse, ekipi po rritet, ndaj marrim këtë rezultat. Është normale që deshëm të fitonim me çdo kusht, e luajtëm ndeshjen ballë për ballë. Marrim këtë pikë dhe mendojmë për ndeshjen e radhës.

Ata vendoseshin në një mënyrë të caktuar, u mundova t’i vendosja në presion. Ata janë të aftë të mbajnë topin, por i vumë në vështirësi se dilte para Zhoao. Musta është lojtar i mirë, kërkonin këtë zgjidhje dhe ne u munduam t’i bllokonim”, tha Moriero për RTSH pas ndeshjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments